Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë

Redaksia Lajmetereja • 24-05-2025 09:08
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë
Policia në Pejë ka arrestuar katër persona të dyshuar për një grabitje të ndodhur më 21 maj, në një pompë derivatesh në rrugën “KFOR” në këtë qytet. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 23:36, tre persona të armatosur kanë zbritur nga një veturë e tipit “Golf” dhe kanë kërcënuar punëtorin e pikës së karburantit, duke i kërkuar paratë e arkës. Viktima u detyrua t’u dorëzonte rreth 900 euro - para se të dyshuarit të largoheshin nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Pas një pune intensive hetimore, më 24 maj, policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë katër persona të përfshirë në këtë rast. Gjatë bastisjes janë sekuestruar vetura e përdorur në grabitje, një pushkë gjysmë automatike, 570 euro para të gatshme, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin. Të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Grabitje e armatosur”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar