Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Xhiroja e 13-të në Superligë: Drita në provë të vështirë ndaj Drenicës, Prishtina synon konsolidimin e kryesimit

Redaksia Lajmetereja • 08-11-2026 08:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Xhiroja e 13-të në Superligë: Drita në provë të vështirë ndaj Drenicës, Prishtina synon konsolidimin e kryesimit
Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy përballje të tjera mjaft joshëse, të vlefshme për javën e 13-të të kampionatit. Vëmendja kryesore e kësaj dite do të jetë në Skënderaj, ku skuadra e Drenicës do të jetë nikoqire e kampionëve në fuqi të Kosovës, Dritës. Të dyja ekipet hyjnë në këtë sfidë me synimin e vetëm për t'u rikthyer te rezultatet pozitive. Vendasit kërkojnë këndelljen, ndërsa gjilanasit synojnë të harrojnë disfatën e pësuar në shtëpi nga rivali i tyre i drejtpërdrejtë për titull, Prishtina. Në anën tjetër, Prishtinën e pret një sfidë më e lehtë në letër, teksa luan si mysafire përballë Vushtrrisë, një skuadër që nuk po kalon një formë të mirë në këtë periudhë. Bardhëkaltërit nga kryeqyteti kanë një mundësi të artë për t'u shkëputur edhe më tej në krye të tabelës, mirëpo nuk duhet ta nënvlerësojnë Vushtrrinë, ekip ky që raportohet se tashmë i ka lënë prapa problemet e brendshme. Të dyja këto takime janë caktuar të startojnë nga ora 13:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar