Botë
Bashkimi Evropian alarmon për TikTok-un: Algoritmi agresiv po rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve
Reklamë e Sponsorizuar
Një përplasje e re ka shpërthyer mes Bashkimit Evropian dhe gjigantit teknologjik TikTok, për shkak të të ashtuquajturit efekt "Rabbit Hole" – spiralja e pafundme e informacionit që përpin vëmendjen e përdoruesve. Autoriteteve të Brukselit u është konsoliduar shqetësimi se platforma po vë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve, duke e bërë kompaninë të përballet me sanksione të rënda financiare.
Të dhënat paraprake nga hetimet e Komisionit Evropian tregojnë se mënyra se si ky aplikacion rekomandon videot përbën një kërcënim serioz. Algoritmi i TikTok-ut u shfaq kategorive më të ndjeshme shoqërore një rrjedhë të pafundme përmbajtjes personalizuese, çka mund të thellojë çrregullimet psikologjike. Brukseli zyrtar bën të ditur se ky sistem nxit varësinë digjitale, si dhe përforcon shfaqjen e ankthit dhe çrregullimeve në të ngrënë.
Ekzekutivi evropian e ngarkon platformën me përgjegjësi për mosmarrjen e masave të duhura parandaluese. Vlerësimet e fundit nxjerrin në pah se mekanizmat ekzistues mbrojtës kanë dështuar. Madje, as përdorimi i opsionit "Nuk jam i interesuar" nuk po arrin të filtrojë apo të ndryshojë me efektivitet strukturën e videove që u shfaqen përdoruesve në rrjedhën e tyre të përmbajtjes.
Në qendër të këtij hetimi është seksioni "For You", i projektuar për të analizuar interesat e individëve dhe për t'u shfaqur atyre përmbajtje sa më shpejt të jetë e mundur. Komisioni Evropian kërkon rishikim rrënjësor të këtij funksioni nga frika e fenomenit të "vrimës së lepurit" (Rabbit Hole), një koncept i huazuar nga vepra e njohur "Alisa në Botën e Çudirave".
Ky fenomen përshkruan gjendjen kur një përdorues zhytet aq thellë në një tematikë të caktuar, sa e ka thuajse të pamundur të shkëputet prej saj. Ekspertët dhe kritikët vërejnë se algoritmi e bllokon përdoruesin në një rreth të mbyllur, duke e ushqyer vazhdimisht me përmbajtje të ngjashme.
Sistemi kompjuterik i platformës është i ndërtuar për të identifikuar dhe shfrytëzuar këto sjellje me synimin e vetëm: mbajtjen e përdoruesit sa më gjatë online. Komisioni shpreh shqetësimin se kjo skemë personalizon edhe materiale me ngarkesë të dëmshme emocionale, duke cenuar drejtpërdrejt fëmijët dhe adoleshentët.
Në vlerësimin e Komisionit Evropian theksohet se ky mekanizëm shndërrohet në rrezik kur videot e përsëritura pa ndërprerje lidhen me tema si trishtimi, vetmia apo perceptimet negative për trupin. Një ekspozim i tillë i vazhdueshëm mund të përforcojë problemet psikologjike ekzistuese dhe të dëmtojë rëndë mirëqenien mendore të përdoruesve.
Për të shmangur këtë situatë, BE kërkon që algoritmi të mos llogarisë më vetëm kohën e qëndrimit mbi një video si kriter kryesor përzgjedhjeje. Në vend të kësaj, kërkohet që përdoruesve t'u jepet kontroll më i madh mbi atë që u shfaqet në hapësirën "For You". Synimi përfundimtar është që qytetarët të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e përmbajtjes, me qëllim që të mos drejtohen verbërisht nga rekomandimet automatike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: