Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

AKK alarmon për buxhetin e vitit 2027: Pavarësisht rritjes në shifra, pjesëmarrja e komunave në buxhetin e shtetit shënon rënie

Redaksia Lajmetereja • 08-11-2026 08:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
AKK alarmon për buxhetin e vitit 2027: Pavarësisht rritjes në shifra, pjesëmarrja e komunave në buxhetin e shtetit shënon rënie
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka ngritur shqetësimin lidhur me planifikimin buxhetor të nivelit qendror për vitin 2027. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se, ndonëse shuma e paraparë për komunat kap shifrën e 908 milionë eurove, pjesëmarrja e pushtetit lokal në buxhetin e përgjithshëm të shtetit ka pësuar rënie. Sipas Ibrahimit, nga 21.7 për qind sa ishte pjesëmarrja e komunave në buxhetin e vitit 2026, projektimet për vitin 2027 tregojnë se kjo përqindje do të ulet në 21.3 për qind. Ai nëvizon se kjo ulje prej 0.4 pikë përqindjeje përkthehet në dhjetëra miliona euro më pak për zhvillimin lokal. Kreu i AKK-së theksoi se deklaratat për "buxhet rekord" duhet të analizohen me kujdes në praktikë, pasi qeveria nuk po merr parasysh normën e inflacionit — e cila në periudha të caktuara ka arritur deri në 7 për qind — si dhe efektin negativ që ka ngritja e koeficientit të pagave në buxhetet komunale. Një tjetër sfidë serioze për pushtetin lokal mbetet ekzekutimi i vendimeve gjyqësore që lidhen kryesisht me kontratat kolektive. Ibrahimi zbuloi se vetëm gjatë këtij viti, nga llogaritë e komunave janë tërhequr rreth 100 milionë euro për këto detyrime. Ai kërkoi që kjo barrë financiare të mbulohet nga niveli qendror dhe mjetet t'u kompensohen komunave, në mënyrë që të mos dëmtohet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Në këtë kuadër, udhëheqësi i AKK-së i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit të marrë parasysh nevojat reale financiare të komunave. Po ashtu, ai konfirmoi se i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryeministrit Albin Kurti për një takim me Bordin e AKK-së për të diskutuar këto problemotika, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Takimi i fundit mes AKK-së dhe kryeministrit është mbajtur në tetor të vitit 2024. Përveç sfidave buxhetore, Ibrahimi ngriti si shqetësim edhe moskompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që nga viti 2022 në disa komuna, si dhe humbjen e mundësive për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar