Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

BE-ja bën thirrje për dialog pas kërcënimit të Trumpit me tarifë prej 50 për qind

Redaksia Lajmetereja • 24-05-2025 06:53
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
BE-ja bën thirrje për dialog pas kërcënimit të Trumpit me tarifë prej 50 për qind
Shefi i tregtisë në Bashkimin Evropian, Maros Sefcovic, ka bërë të ditur se blloku prej 27 vendeve është i përkushtuar që të sigurojë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC. Sipas tij, marrëveshja në fjalë duhet të bazohet në respekt e jo në kërcënime. “BE-ja është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për të siguruar një marrëveshje që funksionon për të dyja palët”, ka thënë Sefcovic, pas telefonatës me përfaqësuesin tregtar të SHBA-së, Jamieson Greer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick. “Tregtia BE-SHBA është e pakrahasueshme dhe duhet të udhëhiqet nga respekti i ndërsjellë, jo nga kërcënimet. Jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona”, ka shtuar ai. Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur të premten padurimin e tij me bisedimet paraprake mes SHBA-së dhe BE-së, teksa ka shkruar në rrjete sociale se ka në plan që të rrisë tarifat për të gjitha mallrat evropiane që hyjnë në Amerikë në 50 për qind. E tarifat kundër BE-së, bazuar në deklarimet e presidentit amerikan, pritet të hyjnë në fuqi nga 1 qershori. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 25% për telefonat e mençur të markave iPhone dhe Samsung, që nuk prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Këto zhvillime shënojnë përshkallëzimin më të fundit të luftës tregtare mes SHBA-së dhe BE-së, me këtë të fundit që është goditur tashmë nga një tarifë universale prej 10 për qind për të gjitha produktet e saj që synojnë tregun amerikan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar