Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Ia vodhi iPhonin në korridor – 19 vjeçarja në Mitrovicë e denoncon një ditë më pas, telefoni i kthehet pas arrestimit të të dyshuarit

Redaksia Lajmetereja • 24-05-2025 05:56
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ia vodhi iPhonin në korridor – 19 vjeçarja në Mitrovicë e denoncon një ditë më pas, telefoni i kthehet pas arrestimit të të dyshuarit
Publikuar më: Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Kështu, një vajzë 19 vjeçare në Mitrovicën e Veriut ka rënë viktimë e një vjedhjeje, pasi dikush i mori telefonin që e kishte lënë për pak çaste në korridorin e banesës së saj. Rasti ka ndodhur më 22 maj 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “Qika Jovina”. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima, N.V. rreth 19-vjeçar, kishte lënë iPhone 13 në korridor, ndërsa po bartte disa gjëra në banesë. Pak më vonë kishte vërejtur se telefoni ishte zhdukur. Ajo e ka raportuar rastin të nesërmen (23 maj) dhe falë punës operative të Policisë, i dyshuari Predrag Simic, rreth 44- vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar. Telefoni i është kthyer viktimës, ndërsa palët janë intervistuar në stacionin policor, thonë burimet e Sinjalit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje”, ndërsa është liruar në procedurë të rregullt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar