Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, shkarkohet zëvendësministri Arbër Vokrri

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 17:08
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pas deklaratave për ndërkombëtarët, shkarkohet zëvendësministri Arbër Vokrri
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është shkarkuar një ditë pasi u shpreh se në disa raste bashkësia ndërkombëtare ka nxitur trazira në veri të Kosovës. Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Vokrri të enjten përmendi edhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si një nga personat, që sipas tij, ka nxitur trazira. E një ditë më pas, Qeveria ka njoftuar se ai është shkarkuar. Në komunikatë është thënë se deklaratat e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit. Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. VIDEO: Deklarata e Vokrrit
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar