Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Nga 26 maji, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 14:53
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga 26 maji, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak
Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe për Afrikë – “Defender Europe 25”. Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, ky ushtrim do të mbahet nga 26 maji deri më 9 qershor. “Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, thuhet në komunikatë. Tek ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën gjatë të cilës do të zhvillohet ushtrimi, Ministria ka thënë se FSK-ja përmes ushtrimit do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar