Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Në Kosovë do mbahet “Defender Europe 25”

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 13:31
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në Kosovë do mbahet “Defender Europe 25”
Publikuar më: Njoftohen qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 𝟐𝟔 𝐦𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟗 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, Kosova do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë “𝐃𝐞𝐟𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 𝟐𝟓”.Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit.Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar