Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë 1 min lexim

Trumpi kërcënon BE-në me tarifa të reja, paralajmëron tarifa edhe për Iphonët që prodhohen jashtë Amerikës

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 12:38
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trumpi kërcënon BE-në me tarifa të reja, paralajmëron tarifa edhe për Iphonët që prodhohen jashtë Amerikës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të premten se po “rekomandon” vendosjen e tarifave prej 50% për mallrat që importohen nga Bashkimi Evropian në SHBA, ka raportuar BBC. “Bisedat tona me ta nuk po çojnë askund!”, ka shkruar ai në rrjetin social “Truth Social”. Ky njoftim shënon një përshkallëzim të luftës tregtare të SHBA-së dhe BE-së, e cila është goditur tashmë nga një tarifë universale prej 10 për qind për të gjitha mallrat që hyjnë në Amerikë. Presidenti amerikan gjithashtu ka paralajmëruar se do të vendosë një taksë importi prej 25% për iPhonët që nuk prodhohen në Amerikë. “Unë e kam njoftuar prej kohësh Tim Cook-un e Apple se pres që iPhonët e tyre që do të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prodhohen dhe montohen në Shtetet e Bashkuara, jo në Indi apo kudo tjetër”, ka shtuar Trumpi. “Nëse kjo nuk ndodh, Apple duhet të paguajë një tarifë prej së paku 25% ndaj SHBA-së”, ka vazhduar ai. Që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan ka vendosur dhe kërcënuar me tarifa të ndryshme partnerët tregtarë në mbarë botën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar