Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 11:52
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare. Bajrami në teve1 thotë se LVV-ja po insiston në një kandidaturë që nuk ka mbështetje nga deputetët. Madje, ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të marrin masa të shpejta dhe të trajtojnë situatën në Kuvendin e Kosovës. “Është tepër për keqardhje kjo situatë e krijuar ekskluzivisht nga LVV-ja sepse janë ata të cilët na kanë vendosur në një situatë të tillë jo vetëm ne, por të gjithë qytetarët e Kosovës, tani çdo ditë që po kalon po vërtetohet se ajo çka kemi propozuar ne një qeveri gjithëpërfshirëse, kalimtare është zgjidhja e vetme që do të kishim për një situatë të tillë, po vërehet që nuk i kanë numrat po insistojnë në një kandidaturë që nuk votohet dhe nuk mbështetet nga deputetët. Unë i bëjë thirrje Prokurorisë së Kosovës, ku ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale që ata të marrin masa sa më shpejtë dhe të trajtojnë situatën, sepse jam e sigurt se në qoftë se deputetët e VV-së do t`i lironin zyre, unë kam përshtypjen që përpjekjet e tyre do të ishin shumë më racionale dhe do të ishin të vërteta për konstituimin e institucioneve të Qeverisë dhe Kuvendit. Janë mbi 100 veta staf në kabinetin e kryeministrit dhe ai vetë të cilët po paguhen nga taksat e Republikës së Kosovës në mënyrë joligjore”, ka deklaruar Bajrami.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar