Sport
Boksieri i talentuar nga Kumanova, Anuar Imeri, sytë nga ringu i Romës
Reklamë e Sponsorizuar
Talenti i ri i Klubit të Boksit Kumanova, Anuar Imeri, do të jetë ndër figurat kryesore të sfidës së dyfishtë ndërkombëtare që ekipi kumanovar do ta zhvillojë në kryeqytetin italian kundër përfaqësueses së Romës, e cila është caktuar për datën 26 shtator.
Imeri, i cili garon në grupmoshën U-19 dhe në kategorinë deri në 55 kilogramë, numëron deri më tani 12 ndeshje zyrtare në karrierën e tij. Ai do të masë forcat me boksierin e fortë vendës, Andrea Campora, anëtar i klubit "Filippella Boxing", i cili deri më tani ka regjistruar 7 meçe në ring.
Ekspedita e KB Kumanova do të niset drejt Italisë më 24 shtator, për të përmbyllur përgatitjet para sfidës së madhe të datës 26 shtator. Për ta përfaqësuar sa më denjësisht vendin, skuadra kumanovare do të forcohet gjithashtu me boksierë nga klube të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.
Kjo ballafaqim ndërmjet Kumanovës dhe Romës vjen si rezultat i bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë ndërklube, ndërsa për Anuar Imerin ky duel përbën një mundësi të artë për të shtuar përvojën e tij në arenën ndërkombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: