Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Albin Kurtit

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 09:53
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Albin Kurtit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 20-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për bllokadën e krijuar në Kuvend. Ajo ka theksuar se pengesat politike po e mbajnë vendin në ngërç dhe ka kërkuar reflektim nga liderët për të çuar përpara proceset demokratike në interes të qytetarëve. “103 ditë të humbura për Kosovën, 103 ditë pa i adresuar hallet e qytetarëve të Kosovës. PDK-ja vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë, kemi ofruar alternativat tona. Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje”, është shprehur Çitaku./ EO
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar