Politikë
Lushaku-Sadriu: LVV-ja s’ka lënë hapësirë për partneritet, preferojmë qeveri kalimtare me Abdixhikun kryeministër
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lënë hapësirë për partneritet.
“Sot kemi përpjekjen e 20-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin dhe kjo ka shfaqur një paaftësi të partisë fituese për ta siguruar shumicën në Kuvend. Dhe kjo tregon që partia fituese nuk ka lënë aspak vend për partneritet, partneritet përmbajtjesorë që do t’i siguronte Kosovës të mira”
Ajo ka theksuar se LDK-ja ka bërë propozimet për të dalë nga situata e krijuar. Sipas saj zgjidhja është nje qeveri kalimtare deri në zgjedhje.
Lushaku-Sadriu ka thënë se për qeveri kalimtare preferojnë që kryeministër të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Kemi garuar me program të qartë dhe në çfarëdo Qeverie synojmë që t’i realizojmë projektet tona”, ka theksuar Lushaku- Sadriu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: