Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Reagon shoqëria civile: Kriza institucionale ka kaluar çdo kufi, Qeveria po vepron pa mbikëqyrje

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Reagon shoqëria civile: Kriza institucionale ka kaluar çdo kufi, Qeveria po vepron pa mbikëqyrje
Organizata të shoqërisë civile kanë thënë se kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka kaluar kufijtë dhe po e dëmton vendin. Në një reagim të përbashkët, ato u kanë bërë thirrje udhëheqësve udhëheqësve të partive parlamentare që të marrin përgjegjësinë dhe të veprojnë menjëherë për tejkalimin e krizës politike. Ato kërkojnë tutje që të arrihet marrëveshje politike mes tyre për të tejkaluar bllokadën. Organizatat kanë shprehur gatishmëri që të kontribuojnë në tejkalimin e krizës, teksa theksuan se çdo vonesë e mëtejme kërkon llogaridhënie publike. “Kriza institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit. Qeveria aktuale, të cilës i ka përfunduar mandati, po vazhdon të veprojë pa mbikëqyrje dhe kontroll parlamentar, situatë kjo e papranueshme për një shtet demokratik”, thuhet në reagim. Tutje kanë thënë se bllokada politike po e vonon dhe rrezikon edhe pranimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së. “Zhvillimet gjeopolitike aktuale kërkojnë përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga shtetet demokratike. Mosfuksionalizimi i Kuvendit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm.  Ky stagnim rrezikon që vendet partnere të humbin besimin në aftësinë tonë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të vepruar si një shtet serioz në skenën ndërkombëtare”, thuhet në reagim. Organizatat mbështetëse të reagimit: Advocacy Training & Resource Center (ATRC)Asociacioni i Mediave të Pavaruara Elektronike të Kosovës (AMPEK)Balkan Green Foundation (BGF)CEL KosovaCenter for Eduction and Community Development-FriendsCIPOF ChildproofCommunity Building Mitrovica (CBM)Community Development Fund (CDF)Democracy Plus (D+)Demokraci për zhvillim (D4D)DylberizimEkovizioniFondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)Fondi për të Drejtën Humanitare KosovëForumi Kosovar i Aftësisë së KufizuarForumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)HyjneshatIniciativa për Progres (INPO)Iniciativa Qytetare SkenderajInstituti Demokratik i Kosovës (KDI)Instituti GAPInstituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)Instituti SekhmetKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të NjeriutKosovo Advocacy & Development CentreK-W4WLeadership Development Association EuropeLëvizja FOLNew Social Initiative (NSI)Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - KosovëOJQ "ACCESS"OJQ "Vision02"OJQ EC Ma NdrysheOJQ FortesaOJQ MundësiaOJQ PoliteiaOJQ ZanaOJQ PishtarëtOrganizata BubbleOrganizata ÇOHU!Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCAQendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)Qendra Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm - QKZHQQendra për Arsim e Kosovës - KECQendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC)Qendra për Barazi dhe DrejtësiQendra Për Politika dhe Avokim (QPA)Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore - CSGDQIKARrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)Rrjeti i OJQ-ve AVONETRrjeti QelizaSHL - KosovaSyri i VizionitThe Foundation House (ish-IPKO Foundation)YMCA Movement
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar