Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Sot përpjekja e 20-të për konstituim të Kuvendit

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 07:33
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sot përpjekja e 20-të për konstituim të Kuvendit
Sot deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për të vazhdimin e 20 me radhë, në përpjekje për të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në 11 përpjekjet e fundit seanca dështoi te pika e njëjtë – propozimi i kryesuesit Avni Dehari, që nga votimi i hapur të kalohet në atë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Të mërkurën, PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe dhe AAK-ja nuk propozuan anëtarë për komisionin për votim të fshehtë e as nuk morën pjesë në votim. Për pasojë mungoi kuorumi, seanca u ndërpre dhe vazhdimi u caktua për të premten, sot. Pushtet e opozitë të mandatit të shkuar, që as prej më shumë se një muaji nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin, vazhdojnë ta hedhin përgjegjësinë tek njëri-tjetri për mosfunksionalizimin e institucioneve. Partitë deri tash në opozitë, që e kundërshtojnë votimin e fshehtë deklarativisht por jo edhe me votë, thonë se përgjegjësia për zhbllokim i takon partisë fituese. Por përfaqësues të LVV-së, ani se nuk i kanë numrat, kanë vazhduar të përsërisin se e drejta për propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi i takon vetëm partisë fituese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar