Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 2 min lexim

Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar

Redaksia Lajmetereja • 23-05-2025 06:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhjen rendimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai ka bërë me dije se gjatë Qeverisë Kurti pozita e Kosovës është përkeqësuar shumë. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka treguar disa arsyeje që kanë ndikuar në këtë aspekt. “Pozita ndërkombëtare e Republikës së Kosovës është përkeqësuar fort së voni, sidomos në dy vitet e fundit. Imazhi i vendit tonë është dëmtuar. Pse? Së pari, Qeveria e Albin Kurtit e ka pranuar Marrvëveshjen e Brukselit/Ohrit në shkurt dhe në mars të vitit 2023. Kjo është marrëveshja më e keqe e Kosovës në dialogun e stërzgjatur me Serbinë. Parasheh „vetëmenaxhim të serbëve“, domethanë autonomi politike-territoriale të serbëve në Kosovë, në kundërshtim me rendin kushtetues unitar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai, duke përmendur argumente tjera. “Së dyti, Kosova është nën sanksione të BE-së prej qershorit të vitit 2023. Qindra milionë euro i ka humbur Kosova për projekte të BE-së që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve të Kosovës. Së treti, Kosova mbeti jashtë Këshillit të Evropës vitin e kaluar. Sivjet nuk ka hyrë as në rendin e ditës për anëtarësim. Kosovës po i kërkohet t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit/Ohrit, që i ka pranuar Qeveria Kurti. Së katërti, drejtuesit e politikës së jashtme të vendit, udhëheqësit e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, nuk po ia dalin ta çojnë Kosovën përpara në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Madje as t’i bindin vendet kryesore evropiane se Kosovës duhet t’i hiqen sanksionet e BE-së pas dy vitesh. Thirrje për heqjen e tyre po bëjnë, por pa rezultat”, ka shkruar Hamiti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar