Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Haxhiu: Secilit qyetarë të Republikës së Kosovës i dhemb kjo që ka ndodh në Hagë

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haxhiu: Secilit qyetarë të Republikës së Kosovës i dhemb kjo që ka ndodh në Hagë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ishte e rëndësishme që Kuvendi të shprehte qëndrimin e tij përmes një deklarate lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në emisionin “Debat Plus”, Haxhiu tha se deklarata e Kuvendit ka rëndësi edhe për të ardhmen, në mënyrë që gjeneratat e reja të dinë se cili ishte qëndrimi i këtij institucioni ndaj vendimit. “Pas vendimit të padrejtë, ka qenë shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ta thotë fjalën në raport me këtë aktgjykim. Ndoshta jo vetëm në rrethanat e sotme, por edhe pas shumë vitesh, kur të flasim për një vendim të tillë, të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës të dinë se cili ka qenë roli i Kuvendit”, deklaroi Haxhiu. Ajo iu përgjigj edhe kritikave se Kuvendi nuk ishte mbledhur më herët për të miratuar deklaratën, duke shpjeguar se institucioni kishte qenë në një situatë të kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, sikurse edhe Qeveria. “Kemi vlerësuar se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur masë kushtetuese”, tha ajo. Haxhiu theksoi se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në diskursin publik kishte pasur tensione dhe gjuhë nxitëse, si në debatet televizive, ashtu edhe në rrugë. “E kam konsideruar të rëndësishme që të kalojnë disa ditë dhe pastaj të arrijmë në Kuvend, të dakordohemi për një deklaratë të tillë, e cila është shprehje e vullnetit politik të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Haxhiu. Ajo sqaroi se deklarata nuk ka peshë juridike, por, sipas saj, rëndësia e saj qëndron te mesazhi politik dhe uniteti i treguar nga partitë parlamentare. “Nuk ka peshë juridike, por është e rëndësishme të përcjellim një mesazh dhe të dëshmojmë se të gjitha grupet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe pakicat joshumicë – kemi arritur të bëhemi bashkë dhe ta miratojmë një deklaratë”, deklaroi Haxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar