Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Haxhiu distancohet nga deklarata e zv.ministrit Vokrri se ndërkombëtarët nxitën tensione në veri

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 21:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haxhiu distancohet nga deklarata e zv.ministrit Vokrri se ndërkombëtarët nxitën tensione në veri
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është distancuar nga deklaratat e zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, që e akuzoi palën ndërkombëtare se ka nxitur trazira në veri në disa raste. Ajo ka thënë se kjo është deklaratë e papranueshme dhe nuk e paraqet qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Qeverisë. “Distancohem nga kjo deklaratë. Nuk e di saktësisht çka ka thënë. Por nëse është kështu, unë distancohem. Ky nuk është qëndrim i yni. S’është i VV-së. S’është i qeverisë. S’mund të jap përgjigje pa i pasur informatat e duhura. Kjo deklaratë duhet të trajtohet. Ne e dimë kush i ka bërë trazirat në veri. E dimë që strukturat kriminale, terroristët serbë që dirigjohen nga Serbia i kanë...”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së. Haxhiu ka thënë se këto deklarata duhet të hetohen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar