Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 20:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës
Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci. Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar