Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

E rëndë: Gjendet i vdekur një 15 vjeçar kosovar, dyshohet se u vetaksidentua me bicikletë

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 19:55
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
E rëndë: Gjendet i vdekur një 15 vjeçar kosovar, dyshohet se u vetaksidentua me bicikletë
Publikuar më: Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës sonte. Një i mitur i moshës rreth 15-vjeç është gjetur i vdekur. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se dyshohet se i mitur ka pasur vetaksident me biçikletë. “Rreth orës 19:45, është pranuar informata  se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me  biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, u shpreh Borovci.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar