Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Një 15-vjeçar vdiq në vetaksidentin me biçikletë në Bërnicë

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një 15-vjeçar vdiq në vetaksidentin me biçikletë në Bërnicë
Një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës të enjten. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është raportuar në polici rreth orës 19:45. “Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë ai. Borovci ka shtuar se aktualisht policia po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar