Kronikë
Durrës/ Gjendet i pajetë një 38-vjeçar pranë ish-godinës së Apelit në Shkozet, zbardhen detajet e para
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e trishtë ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Trupi i pajetë është pikasur në zonën e Shkozetit, fare pranë Gjykatës Civile (ish-godina e Apelit). Nuk ka tarduar edhe identifikimi nga uniformat e blu, të cilat konfirmuan se viktima është shtetasi me iniciale E. G., 38 vjeç, banues në lagjen Plazh.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia lokale, raportohet paraprakisht se i ndjeri vuante nga një sëmundje kronike.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor për të kryer të gjitha veprimet procedurale. Ndërkohë, pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e ndarjes nga jeta të 38-vjeçarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: