Politikë
Bianca Censori shfaqet sërish e guximshme në sfilatën e Kanye West, në prani të fëmijëve të tij
Reklamë e Sponsorizuar
Bianca Censori ka ndezur sërish debatet në rrjet me zgjedhjen e saj të veshjes gjatë prezantimit të koleksionit më të ri 'Yeezy' nga bashkëshorti i saj, Kanye West. Modelja 31-vjeçare, e njohur për stilin e saj tejet provokues, ka arritur të kthejë të gjithë sytë nga vetja me paraqitjen e saj në rreshtin e parë të eventit.
E shoqëruar nga 13-vjeçarja North West, Censori u shfaq me një kostum tejet të ngushtë, i cili binte në sy për dekoltenë e thellë dhe zinxhirin e hapur deri në zonën e barkut. Kjo veshje, që theksonte format trupore të modeles, u shndërrua shpejt në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare dhe të pranishmëve në sallë.
Në këtë event të rëndësishëm për karrierën e Kanye West, ishin të pranishëm edhe tre fëmijët e tjerë të tij me Kim Kardashian: 10-vjeçari Saint, 8-vjeçarja Chicago dhe 7-vjeçari Psalm. Ndërkohë, North West u shfaq me një stil më të moderuar, e veshur me një fustan të gjatë të zi dhe me flokët e saj të lyer në ngjyrë blu të ndezur.
Kjo dalje publike vjen në një kohë kur Kim Kardashian ka shprehur hapur shqetësimet e saj për ndikimin e famës te fëmijët. Në një prononcim të fundit për 'The Times', ylli televiziv pranoi se ndihet e kujdesshme ndaj ekspozimit të tyre, duke theksuar se secili prej tyre zgjedh nivelin e përfshirjes me të cilin ndihet rehat.
Kardashian sqaroi se, ndërsa fëmijët e vegjël shmangin angazhimet e mëdha në ekran, North tregon një interes më të madh për botën e modës dhe argëtimit. Megjithatë, nëna e saj pranoi se përpiqet të balancojë dëshirat e Northit me nevojën për ta mbrojtur atë nga presioni i tepërt publik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: