Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Policia e KFOR-i kapin 7 automjete të dyshuara për kontrabandë, kishin vlerë rreth 26 mijë euro

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 18:11
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e KFOR-i kapin 7 automjete të dyshuara për kontrabandë, kishin vlerë rreth 26 mijë euro
Publikuar më: Një aksion i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it ka rezultuar me ndalimin e disa automjeteve të dyshuara për kontrabandë në veri të vendit. Siç njofton Policia, operacioni është zhvilluar më 21 maj rreth orës 18:10, në një rrugë ilegale në fshatin Gnjezdan të komunës së Leposaviqit, ku janë ndaluar gjashtë kombi transportues dhe një veturë me targa të Serbisë, të ngarkuara me mallra të ndryshme. Sipas Policisë, automjetet po drejtoheshin nga gjashtë shtetas të Serbisë dhe një qytetar i Kosovës. Në to janë gjetur mallra me vlerë mbi 26 mijë euro, përfshirë produkte ushqimore, mobile e mjete teknike pune, për të cilat dyshohet se ishin të destinuara për tregti ilegale. Automjetet dhe ngarkesat janë sekuestruar nga njësitë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Veri, ndërsa rasti po hetohet edhe nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, për procedura të mëtejshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar