Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Gjykata nuk e gjen në adresë Dejona Mihalin, pritet të merren masa

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata nuk e gjen në adresë Dejona Mihalin, pritet të merren masa
Publikuar më: Dejona Mihali nuk është gjetur në adresën e saj të deklaruar, pasi është thirrur si dëshmitare në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe Isuf Zejnës. Gjyqtari Rrahman Beqiri ka bërë të ditur se gjykata do të ndërmarrë masa të tjera ligjore për të siguruar praninë e Mihalit në procesin gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në seancën e sotme ka dëshmuar punonjësja e KEK-ut, Mirvete Gërguri. Ajo ka deklaruar se ish-drejtori i prokurimit, Ymer Dragusha, kishte kërkuar që dy kompani të regjistroheshin në platformën e prokurimit elektronik para shpalljes së tenderit. E pyetur nëse kompanitë ishin ftuar më herët të aplikonin para hapjes së tenderit, Gërguri është përgjigjur: “Jo s’na ka ndodhë, është hera e parë”. Gërguri ka thënë gjithashtu se kishte rekomanduar që procedura të zhvillohej përmes një procedure të hapur dhe të përshpejtuar, në vend të procedurës së negociuar. Në seancë ka dëshmuar edhe zyrtarja ligjore e KEK-ut, Fjolla Bujupi-Alia. Gjykimi pritet të vazhdojë gjatë muajit tetor, me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë. Ymer Dragusha, i cili fillimisht ishte i akuzuar në këtë rast, e ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me dy vjet burgim. Ndërkohë, Nacionale kishte raportuar ekskluzivisht për urdhrat që, sipas raportimit të saj, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i pranonte nga koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar