Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Mungesë shqetësuese e barnave për trajtimin e kancerit në tru në QKUK

Redaksia Lajmetereja • 05-11-2026 20:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mungesë shqetësuese e barnave për trajtimin e kancerit në tru në QKUK
Pacientët që po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë po përballen me mungesën e barit 'Temozolamide' (Temodal), i cili është jetik për trajtimin e kancerit në tru. Kjo gjendje ka krijuar vështirësi të mëdha për familjarët, të cilët janë detyruar që ilaçin ta sigurojnë vetë nëpër barnatore private. Një familjar i një pacienti, në kushte anonimiteti, ka treguar se është detyruar ta blejë privatisht këtë bar, duke theksuar se kostoja për pesë njësi të tij arrin vlerën e 190 eurove. Sipas tij, mungesa e këtij ilaçi në institucionin publik po zgjat tash e një javë. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka konfirmuar mungesën e këtij medikamenti, i cili përdoret në kombinim me rrezatimin për trajtimin e tumoreve cerebrale. Ai ka sqaruar se problemi qëndron te vonesa e operatorit ekonomik për të sjellë furnizimin e nevojshëm. “Sipas informacioneve që kemi marrë nga Barnatorja Qendrore, të gjitha procedurat administrative janë finalizuar dhe presim që operatori ekonomik të bëjë dërgimin e barit në Klinikë,” deklaroi Kurtishi. Ai shtoi se furnizimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. Bari 'Temozolamide' (Temodal) bën pjesë në Listën Esenciale të barnave, që nënkupton se pacientët duhet ta marrin atë falas në kuadër të shërbimeve shëndetësore publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar