Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Remi sërish insiston për koalicion qeverisës VV-PDK

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Remi sërish insiston për koalicion qeverisës VV-PDK
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së. Në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës, sipas tij, i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror. “Prandaj, VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës”, ka shkruar ndër të tjera Remi. KOALICION I MADH PËR KOSOVËN, VV / PDK Në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror. Prandaj, VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës. Tri shtylla duhet ta udhëheqin këtë angazhim: UNITET POLITIK DHE QETËSIM I BRENDSHËM Bashkërendim i forcave politike dhe shoqërisë civile rreth interesit shtetëror, duke krijuar një klimë bashkëpunimi dhe përgjegjësie. Forcim i ekipeve mbrojtëse dhe sigurim i mbështetjes së nevojshme juridike për proceset e mëtejshme, me standarde të barabarta të drejtësisë. Një veprim i koordinuar ndërkombëtar për të paraqitur me argumente historinë e Kosovës dhe UÇK-së dhe për të avancuar interesat e Republikës. Mbi të gjitha, forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në dhe Perëndimin duhet të jetë orientimi i përbashkët. Ky nuk është vetëm një bashkim rreth një momenti. Është një mundësi për të ndërtuar një marrëveshje politike me përgjegjësi, objektiva dhe drejtim të qartë për Kosovën. VV, PDK dhe partitë e tjera: një tryezë e përbashkët, një marrëveshje e qartë, një drejtim shtetëror. KOALICION I MADH PËR KOSOVËN.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar