Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Policia e KFOR-i ndalin shtatë mjete me mallra në rrugë ilegale në Leposaviq

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 14:18
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e KFOR-i ndalin shtatë mjete me mallra në rrugë ilegale në Leposaviq
Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë ndaluar shtatë automjete në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan të Leposaviqit, nën dyshimin për transportim të mallrave të kontrabanduara. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në një komunikatë për media, në këtë rrugë janë ndaluar gjashtë kombi dhe një veturë me targa të Serbisë. Gjashtë vozitës kanë qenë shtetas të Serbisë dhe një i Kosovës. Vlera e përgjithshme e mallrave të ngarkuara (produkte ushqimore, mjete pune, mobile e të tjera) arrijnë mbi 26 mijë euro. Mallrat janë trajtuar nga njësitet kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare në veri. Për procedura të mëtejme rasti do të trajtohet nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar