Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vijon zjarri masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë përkeqëson situatën, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vijon zjarri masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë përkeqëson situatën, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm
Zjarri vijon ende në kodrat e fshatit Kreshpan në Fier, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Zjarri po djeg sipërfaqe të mbjella me ullinj, si dhe zona me pyll me pisha, ndërsa për shkak të erës flakët janë drejtuar edhe në drejtim të kodrave të fshatit Vjosë. Banorët e zonës, të cilët po përpiqen të mbrojnë pronat e tyre, thonë se dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkojnë që autorët të identifikohen dhe të përgjigjen për dëmet e shkaktuara. Sipas banorëve, vetëm një fermer ka humbur qindra rrënjë ullinj, të cilat përbënin burimin kryesor të të ardhurave për familjen e tij. Në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të erës. Ndërkohë, në kuadër të hetimeve për zjarrvënien, Policia e Fierit ka shoqëruar tre persona të dyshuar, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar