Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Dy të arrestuar nga operacioni anti-terrorizëm në Fushë-Kosovë e Malishevë

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 11:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dy të arrestuar nga operacioni anti-terrorizëm në Fushë-Kosovë e Malishevë
Policia e Kosovës ka realizuar operacion të suksesshëm anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari që lidhen me nxitjen e përçarjes, mosdurimit dhe shpërndarjen e propagandës terroriste. Sipas një njoftimi nga Policia, operacioni është zhvilluar nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK). “Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara që kanë rezultuar me tri kontrolle të vendbanimeve në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës, si dhe me arrestimin e dy personave të dyshuar”, thuhet në njoftim. Të arrestuarit dyshohet se kanë shpërndarë propagandë dhe ideologji të organizatave terroriste përmes rrjeteve sociale, si dhe kanë nxitur urrejtje dhe përçarje ndërmjet komuniteteve. Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejme ligjore do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar