Politikë
Në ShBA, Vjosa Osmani takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në mbrëmjen gala të thirrur nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (Albanian-American Relations Council), ngjarje në kuadër të së cilës zhvilloi një takim me ish-komandantin suprem të NATO-s, gjeneralin Wesley Clark.
Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet shkëmbyen një përqafim të ngrohtë, duke dëshmuar respektin reciprok dhe miqësinë e hershme.
Në fjalën e saj, Osmani nuk la pa përmendur dhe pa vlerësuar lart angazhimin e pandalur të diasporës shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: