Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Operacion i Policisë në mëngjes: Arrestohen dy persona – dyshohen për nxitje të përçarjes dhe propagandë terroriste

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 07:11
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Operacion i Policisë në mëngjes: Arrestohen dy persona – dyshohen për nxitje të përçarjes dhe propagandë terroriste
Publikuar më: Një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës është realizuar sot (22 maj 2025) në orët e hershme të mëngjesit, nën drejtimin e Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se të arrestuarit në këtë operacion janë: Muhamet Musliu dhe Alban Bibaj. Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara, me bastisje në Fushë Kosovë dhe Malishevë, ku janë realizuar tri kontrolle të vendbanimeve dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar. Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit ngarkohen me veprat penale: “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, si dhe “Shpërndarja e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste”, përmes rrjeteve sociale. Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, ndërsa priten masa të mëtejshme në vijim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar