Sport
Media italiane: Como, sa bukur je! Nëntë gola në fushën e Lensit, rekord historik
Reklamë e Sponsorizuar
Como ka shkruar historinë e futbollit italian, duke regjistruar një fitore të jashtëzakonshme me rezultat 9:1 në udhëtim ndaj Lensit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Cesc Fabregas ka arritur fitoren më të thellë në histori të një skuadre italiane në Ligën e Kampionëve, duke dhuruar një mbrëmje të paharrueshme për futbollin italian.
“Como, sa bukur je! Nëntë gola në fushën e Lensit, rekord historik – Fabregas i dhuron Italisë një mbrëmje lavdie!
Protagonisti kryesor ishte sulmuesi grek, Douvikas, i cili realizoi het-trik, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Nico Paz, Da Cunha, Kempf, Liberali, Baturina dhe talenti 18-vjeçar Matteo Papaccioli”,shkruan media italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: