Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Çeku takon prindërit në Prizren, diskuton për reformën në arsim

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 22:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çeku takon prindërit në Prizren, diskuton për reformën në arsim
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar në Prizren një bashkëbisedim të hapur me prindërit, ku është diskutuar për përmirësimin e sistemit arsimor dhe ndryshimet që po përgatiten në këtë fushë. Përmes një njoftimi, Çeku ka bërë të ditur se gjatë takimit janë dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe propozimet e prindërve, të cilat do të merren parasysh në procesin e reformës në arsim. Ai ka theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të prindërve në këtë proces, duke bërë të ditur se takimet e tilla do të vazhdojnë në të gjitha rajonet e Kosovës. Sipas ministrit, bashkëpunimi ndërmjet prindërve, mësimdhënësve dhe institucioneve është i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi arsimor më të mirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar