Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

​Nënkryetari i Kuvendit Ardian Gola merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Nënkryetari i Kuvendit Ardian Gola merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, po merr pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili po mbahet në Strasburg, nga 28 shtator deri më 2 tetor. “Gjatë këtij sesioni, anëtarët e APKE-së do të shqyrtojnë dhe debatojnë një sërë çështjesh me rëndësi për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Evropë dhe më gjerë. Ndër temat kryesore që do të trajtohen gjatë këtij sesioni janë vëzhgimi i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 7 qershorit 2026, forcimi i pluralizmit dhe pavarësisë së mediave, si dhe zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në agjendë janë gjithashtu çështje që lidhen me mbështetjen për Ukrainën, rolin e diasporës dhe emigrantëve në kohezionin social dhe angazhimin demokratik si dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në të ardhmen e punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Strasburg, Gola do të marrë pjesë në seancën plenare të Asamblesë, në mbledhjet e Grupit Socialist si dhe në takimet e komisioneve përkatëse të APKE-së. “Në kuadër të punimeve të sesionit, ai pritet të kontribuojë në diskutimet për temat që janë pjesë e agjendës së Asamblesë si dhe gjatë debateve parlamentare. Në margjinat e sesionit, Gola do të zhvillojë takime me deputetë dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar