Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Arrestohen tre serbë: U kapën me materiale nacionaliste dhe dron

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 06:51
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arrestohen tre serbë: U kapën me materiale nacionaliste dhe dron
Publikuar më: Një veturë me targa të Serbisë dhe tre të rinj brenda saj janë ndaluar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Graçanicë, pas dyshimeve për përmbajtje të ndjeshme me prapavijë nacionaliste. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për: Luka Dimitrijević, 23 vjeçar, Jovan Popović, 24 vjeçar, dhe Đorđe Đenić, 23 vjeçar. Ata janë ndaluar afër një autolarjeje përballë ETC-së në Graçanicë, në veturën e tipit Mazda ngjyrë e gjelbër, ku gjatë kontrollit janë gjetur stikera dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje “dron”. Pas ndalimit, ata janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë intervistuar në prani të njësive relevante, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar është vendosur që të procedohen penalisht për veprën “Nxitje e urrejtjes”, ndërsa janë liruar në procedurë të rregullt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar