Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Policia me aksion në Fushë Kosovë dhe Malishevë: Arrestohen dy persona për nxitje përçarjeje dhe propagandë terroriste

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 06:40
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia me aksion në Fushë Kosovë dhe Malishevë: Arrestohen dy persona për nxitje përçarjeje dhe propagandë terroriste
Pas një pune intensive operative dhe hetimore, Policia e Kosovës ka realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të suksesshëm në kuadër të luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), kanë ndërmarrë veprime konkrete në dy raste të ndara, të cilat kanë rezultuar me: 3 kontrolle të vendbanimeve në komunat e Fushë Kosovës dhe Malishevës, dhe 2 arrestime të personave të dyshuar. Të dyshuarit janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale: “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, si dhe “Shpërndarja e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste”, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Policia e Kosovës thekson se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim të ngushtë me organet e drejtësisë, në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar