Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë 1 min lexim

Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington

Redaksia Lajmetereja • 22-05-2025 05:27
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington
Dy punonjës të Ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Washington DC, kanë njoftuar autoritetet. Burri dhe gruaja ishin një çift dhe u vranë ndërsa po largoheshin nga një ngjarje e lidhur me ndihmën e banorëve të Gazës në Muzeun Hebre në kryeqytet, ka thënë për BBC-në organizatori i ngjarjes. I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari, Elias Rodriguez. Policia thotë se ai bërtiti "Palestina e lirë" pasi u arrestua dhe oficerët "do të shqyrtojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin”. Ambasada e Izraelit ka njoftuar se dy anëtarët e stafit janë qëlluar "nga një distancë e afërt" ndërsa ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar është shprehur se është një "sulm terrorist tronditës". Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se sulmi është i trishtë" dhe "i bazuar qartë në antisemitizëm".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar