Sport
Saipi: Ndaj Izraelit duhet të tregojmë një reagim edhe për tifozët, e di që kemi mjaftueshëm cilësi në skuadër
Reklamë e Sponsorizuar
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, ka kërkuar reagim nga “Dardanët” pas humbjes ndaj Austrisë, duke theksuar se skuadra duhet të përqendrohet maksimalisht për ta fituar përballjen e radhës me Izraelin.
Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Shaipi analizoi gabimet e bëra në ndeshjen ndaj Austrisë, duke veçuar mungesën e agresivitetit në mesfushë dhe hapësirat e lejuara për kundërshtarin.
“Në mesfushë nuk ishim mjaftueshëm agresiv për topat e dytë. U lamë shumë hapësirë atyre. E dinim që ata luajnë më shpejt dhe mendoj se kjo ishte arsyeja kryesore”, u shpreh Shaipi.
Portieri i Kosovës kërkoi reagim në ndeshjen ndaj Izraelit, duke theksuar se skuadra ka cilësinë e nevojshme për të marrë pikët e plota dhe për t’u dëshmuar tifozëve se është një ekip i fortë.
“Izraeli? Sigurisht, kërkoj një reagim. Duhet të tregojmë një reagim edhe për tifozët, ndaj njerëzve të Kosovës, që jemi një ekip i fortë. E di që kemi mjaftueshëm cilësi në skuadër”.
“Mund t’i mposhtim edhe këta kundërshtarë. Prandaj, duhet të reagojmë dhe të hyjmë në ditën e ndeshjes me përqendrim 100 për qind”, deklaroi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: