Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë 1 min lexim

Kryediplomatja evropiane Kaja Kallas nesër në Prishtinë

Redaksia Lajmetereja • 21-05-2025 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryediplomatja evropiane Kaja Kallas nesër në Prishtinë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ka nisur sot një vizitë në rajon duke shkuar së pari në Beograd, nesër pritet të arrijë në Prishtinë. BE e ka bërë publike agjendën. Në Kosovë, kryediplomatja Kallas do të takohet me përfaqësues partish politike dhe me organizata të shoqërisë civile. Në kuadër të qëndrimit të saj në Prishtinë, ajo do ta vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), ashtu sikurse që është paraparë edhe një takim me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani. “Në Kosovë, Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile. Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në orën 15:45, transmetuar drejtpërdrejt në EBS. Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it Enriko Barduani” thuhet në njoftim. Kallas nga sot ka filluar vizitën e saj treditore në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas vizitave të bëra mes 7 dhe 9 prillit në Podgoricë, Tiranë dhe Sarajevë, ky është udhëtimi i dytë i saj në Ballkanin Perëndimor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar