Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kërcënohen komentatorët Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra, Policia nis të merret me këtë rast

Redaksia Lajmetereja • 21-05-2025 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kërcënohen komentatorët Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra, Policia nis të merret me këtë rast
Publikuar më: Seria finale e Procredit Superligës në Basketboll ku po ndeshen Bashkimi dhe Trepça ka kaluar rivalitetin sportiv dhe ka eskaluar në ofendime dhe kërcënime, madje edhe të komentatorëve të ndeshjeve. Kufiri është kaluar dhe mesazhet me sharje, ofendime dhe kërcënime të rënda përmes rrjeteve sociale personale të komentatorëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra, si dhe ueb faqen AsistiOnline prandaj sot, këto raste sot janë raportuar pranë Policisë së Kosovës dhe është hapur rasti për kërcënim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës. Serioziteti me të cilin Policia e Kosovës dhe Prokuroria i është qasur rastit ka befasuar. Përkundër se, qëllimi i raportimit ka qenë vetëm evidentimi dhe paraqitja e kërcënime si preventivë, organet tona të ligjit dhe sigurisë i kanë marr shumë seriozisht mesazhet ofenduese dhe kërcënuese duke hapur rastin ndaj atyre që i kanë kryer këto kërcënime dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme ndaj keqbërësve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar