Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

KQZ-ja ua ndal gati gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave

Redaksia Lajmetereja • 21-05-2025 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KQZ-ja ua ndal gati gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’ua ndalë mjetet subjekteve politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt. “Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e komisionit. PZAP-ja ka dënuar me 212.500 euro Lëvizjen Vetëvendosje, me 144.500 PDK-në, me 136.600 LDK-në e 72.300 koalicionin AAK – Nisma. Nga të gjitha partitë, vetëm LDK-ja ka paguar 65 mijë euro. Në fund të muajit prill, KQZ-ja u kishte ndarë mbi 36 milionë euro subjekteve politike për vitin 2025. Gjobat pritet të paguhen nga ky fond.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar