Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 2 min lexim

FMN-ja parasheh rritje ekonomike prej 4 për qind në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 21-05-2025 13:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
FMN-ja parasheh rritje ekonomike prej 4 për qind në Kosovë
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtarka përfunduar rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjeve të Instrumentit të Mbështetjes dhe Qëndrueshmërisë  për Kosovën. Sipas FMN-së, pavarësisht pasigurisë nga tensionet tregtare, rritja ekonomike në Kosovë pritet të mbetet në katër për qind në vitin 2025. Po ashtu FMN njofton se gjatë vitit 2025, inflacioni do të jetë 2.25 për qind. “Kosova ka shënuar një performancë të fortë ekonomike, me rritje prej 4.4 për qind në vitin 2024, kryesisht për shkak të konsumit të familjeve dhe kredive private. Inflacioni ka rënë në 1.6 për qind nga 4.9 për qind në vitin 2022. Deficiti i llogarisë jashtme është zgjeruar në 9 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasi rritja e konsumit dhe investimeve çoi në rritjen e importeve. Pavarësisht pasigurisë nga tensionet tregtare, rritja pritet të mbetet në katër për qind në vitin 2025, me inflacionin që stabilizohet në dy pikë njëzet e pesë për qind”, thuhet në komunikatën e FMN-së. Në kuadër të rishikimit të katërt, FMN tha se “ky rishikim ka mundësuar disbursimin e SDR 13.352 milionë (16.08 milionë euro) në kuadër të SBA-së dhe SDR 7.744 milionë (9.32 milionë euro) në kuadër të RSF-së. Kështu, total i disbursimeve nën RSF arrin në SDR 61.95 milionë (74.61 milionë euro), ndërsa SBA-ja ka arritur në SDR 80.122 milionë (96.5 milionë euro)”. Bo Li, zëvendësdrejtor menaxhues i FMN-së dhe kryetar i përkohshëm, tha se “Kosova ka përmirësuar mbledhjen e të ardhurave dhe menaxhimin e investimeve publike, duke rritur transparencën fiskale dhe përmirësuar menaxhimin e riskut fiskal. Reforma të rëndësishme janë bërë dhe në sektorin financiar, duke përmirësuar qeverisjen dhe forcimin e kapitalizimit dhe likuiditetit të bankave”. “Kjo ecuri pozitive në kuadër të SBA dhe RSF ka mbështetur agjendën e autoriteteve për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për përmbushjen e objektivave të klimës dhe energjisë, me fokus në burime të rinovueshme dhe bashkëpunim rajonal”, shtoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar