Kronikë
Me vinç gjigant largohet nga rruga kamioni që u vetaksidentua dhe u dogj në Bresje
Reklamë e Sponsorizuar
Rreth orës 00:30 pas mesnatës, në fshatin Bresje të komunës së Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një kamion është vetaksidentuar dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Për fat të mirë, në këtë incident nuk ka të lënduar.
Pas intervenimit të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe njësive përkatëse, sot gjatë ditës është bërë tërheqja e kamionit të djegur nga rruga me ndihmën e një vinçi gjigant, për të mundësuar lirimin e plotë të qarkullimit.
Lajmin për portalin DrenicaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ridrejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Borovci.
Pilicia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet e vetaksidentit.
Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: