Politikë
Zbardhet fati i “Grupit të Intelektualëve”: Identifikohen mbetjet mortore të tre shqiptarëve në Zubin Potok
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është bërë i mundur identifikimi i mbetjeve mortore të tre qytetarëve shqiptarë, Adem Ademi, Fatmir Fazlija dhe Ali Haliti, të njohur tashmë gjerësisht si “Grupi i Intelektualëve”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Sveçla bëri me dijen se trupat e tyre të pajetë janë zbuluar në varrezat masive të vendosura në Kalludër dhe Jabukë të komunës së Zubin Potokut.
Këto mbetje mortore i përkasin tre qytetarëve tanë, Adem Ademi, Fatmir Fazlija dhe Ali Haliti, të njohur ndryshe si Grupi i Intelektualëve, të cilët u gjetën gjatë gërmimeve në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: