Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kapiteni i Izraelit pas humbjes ndaj Irlandës: Do të hakmerremi

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kapiteni i Izraelit pas humbjes ndaj Irlandës: Do të hakmerremi
Kapiteni i Izraelit, Manor Solomon, ka reaguar ashpër pas humbjes 3-0 ndaj Irlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve, duke paralajmëruar rivalët për përballjen e ardhshme mes dy skuadrave. Sipas Daily Mail, Solomon deklaroi pas ndeshjes se mes dy përfaqësueseve kishte pasur tensione edhe gjatë takimit, ndërsa kritikoi qëndrimin e lojtarëve irlandezë para dhe gjatë ndeshjes. “Sigurisht që ata na urrejnë dhe ne nuk i duam ata”,deklaroi Solomon, duke shtuar se nuk dëshironte të fliste më shumë për shkak të rrezikut të ndëshkimit. Kapiteni izraelit më pas tha se skuadra e tij do të kërkojë reagim në ndeshjen e ardhshme. “Do të bëjmë gjithçka që ndeshja ndaj Kosovës të duket krejt ndryshe. Kemi edhe katër ndeshje në kampanjë dhe nuk ka përfunduar. Do të marrim hak për këtë”, tha ai. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të pazakontë. Lojtarët e Irlandës nuk shtrënguan duart me kundërshtarët para takimit, ndërsa portieri Gavin Bazunu mungoi pasi vendosi të mos luante për arsye etike. Irlanda fitoi 3-0 me golat e Troy Parrott, Adam Idah dhe Jack Moylan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar