Sport
Bashkim Jashari takon gjeneralin amerikan nga Ajova, nderohet me medalje lartë ushtarake
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një ceremoni zyrtare ushtarake në kazermën “Adem Jashari” në kryeqytet, agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajorin Osborn, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Në kuadër të këtij takimi, kreu i FSK-së i dorëzoi gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues. Ky dekorim u bë në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e çmuar të tij në intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Aleanca strategjike mes dy forcave, e kultivuar ndër vite mbi themelcitet e besimit të ndërsjellë, profesionalizmit dhe vlerave euroatlantike, dëshmon fuqishëm miqësinë e ngushtë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kosova dhe SHBA – partneritet i përhershëm!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: