Sport
Klubi i njohur ferizajas rrezikon zhdukjen, FHK jep ultimatum të prerë
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i hendbollit të femrave Kastrioti nga Ferizaj, shtatë herë kampion i Kosovës, ndodhet në një situatë kritike kur ka kaluar tashmë data 3 nëntor, pa arritur të zhvillojë ende asnjë ndeshje të vetme zyrtare.
Për më tepër, situata brenda skuadrës është alarmante pasi vajzat ferizajase nuk kanë nisur fare as seancat stërvitjese për këtë edicion, duke ngritur shqetësime serioze për ekzistencën e klubit.
Ndërkohë që gjendja po shkon drejt shuarjes totale, Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë të qartë se ka vendosur kufizime të rrepta dhe durimi institucional ka arritur në fund.
Burime zyrtare pranë shtëpisë së hendbollit kosovar bëjnë me dije se situata nuk mund të tolerohet më dhe se veprimet ndëshkimore janë tashmë në tavolinë.
“Vijat e kuqe janë përcaktuar qartë. Nuk do ta presim Kastriotin pafundësisht. Shumë shpejt pritet të ndërmarrim masa në bazë të rregulloreve të garave. Nëse Kastrioti nuk i zhvillon ndeshjet, do të përjashtohet nga garat”, ka theksuar një zyrtar i lartë i FHK-së në kushte anonimiteti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: