Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Dyshohet se një i ndaluar u arratis nga Policia në Vushtrri – nis hetimi për rastin

Redaksia Lajmetereja • 21-05-2025 07:57
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dyshohet se një i ndaluar u arratis nga Policia në Vushtrri – nis hetimi për rastin
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e 20 majit në Vushtrri, ku një person i ndaluar me vendim të Prokurorisë ka arritur të arratiset nga Policia para se të dërgohej në mbajtje. Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari, rreth 31 vjeç, ishte intervistuar në lidhje me një rast penal dhe ndaj tij ishte lëshuar një aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ai duhej të transferohej në Qendrën e Mbajtjes në Skenderaj. Mirëpo, gjatë një ndalesë të shkurtër jashtë Stacionit Policor në Vushtrri – në prani të zyrtarëve policorë – i dyshuari kishte kërkuar të dorëzonte disa gjëra personale vëllait të tij. Në atë moment, ai ka shfrytëzuar rastin për të vrapuar dhe u largua në drejtim të panjohur. Pavarësisht nisjes së menjëhershme të kërkimeve nga Policia, ai ende nuk është lokalizuar. Për këtë ngjarje është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Arratisje e personit të privuar nga liria”. Hetimet janë në zhvillim, ndërsa Policia mbetet e angazhuar për kapjen e të arratisurit. Shënim: Personi i përmendur në këtë rast prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të mos vërtetohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar